Lidhje

Përmbytjet shkaktojnë vdekje dhe shkatërrime në Azinë e Jugut


Shirat e rrëmbyer në Azinë e jugut kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 mijë vetëve ndërkohë që qeveritë dhe organizatat humanitare po përpiqen të dërgojnë ndihma për të paktën 20 milion njerëz që kanë mbetur pa strehë.

Në Indi, mijra trupa ushtarake janë dërguar në shtetet Assam, Bihar dhe Uttar Pradesh për të dërguar ndihma të domosdoshme ushqimore, ujë dhe ilaçe për miliona njerëz të bllokuar.

Përpjekjet e shpëtimit në zonat e largëta po pengohen nga niveli i ujrave që arrijnë deri në një metër dhe që i kanë izoluar fshatra të tërë.

Gjysma e territorit të Bangladeshit është nën ujë kurse në Nepal, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shkrirja e borës së Himalajeve kanë bërë që të zhvendosen mijra njerëz.

Përmbytjet kanë shkatërruar rrugët kudo në rajon, kanë prishtur shtëpitë dhe të mbjellat si dhe kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe me ujë.//ii

XS
SM
MD
LG