Lidhje

Irak: Një ditë pas festimeve, futbollistët largohen nga vendi


Shumë futbollistë të ekipit kombëtar të Irakut pritet të largohen nga vendi sot, vetëm një ditë pas ceremonive për nder të fitores në ndeshjet për kupën e Azisë të zhvilluara në Xhakartë.

Disa lojtarë kanë kontrata me ekipe të ndryshme jashtë vendit. Ekipi i Irakut nuk ka luajtur në vend për 17 vjet me rradhë për shkak të frikës nga dhuna që pasoi ndërhyrjen amerikane në vitin 2003 dhe më parë për shkak të sanksioneve ndaj regjimit të Sadam Hysenit. Ekipi stërvitet në Jordani.

Dje kryeministri irakian Nuri Al Maliki priti ekipin kombëtar të Irakut në një ceremoni që u mbajt në zonën e gjelbër të fortifikuar të Bagdatit.

Shumica e qytetarëve të Bagdatit nuk morën pjesë në festime për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Iraku mundi Arabinë Saudite me rezultatin 1-0 në finalen e kupës së Azisë duke dhe kjo u bë shkak për festime të mëdha në mbarë vendin. //kk//

XS
SM
MD
LG