Lidhje

NASA analizon funksionimin e sondës robotike të lëshuar drejt Marsit


Agjensia amerikane e hapësirës NASA po analizon funksionimin e sondës robotike të lëshuar dje drejt planetit Mars nga Kepi Kanaveral i Floridës.

Sonda e quajtur Feniks, ka një mekanizëm për uljen e butë në sipërfaqen e Marsit ku do të shikojë nëse mjedisi në këtë planet ka qenë ndonjëherë i përshtatshëm për jetën e qenieve të gjalla.

Feniksi do të përdorë një krah robot për të gërmuar në një shtresë të akullt që besohet se ndodhet shumë pak nën sipërfaqen e planetit. Pastaj do të analizohen mostrat e dheut dhe të akullit.

Por së pari, sondës do t’i duhet të përshkojë rrugën deri në planetin e kuq, e cila e cila do të zgjasë rreth 10 muaj dhe do të përshkojë mbi 679 milion kilometra. Sonda synon të zbresë pranë polit verior të Marsit me anë të një parashute dhe disa raketave të vogla që do të garantojnë një ulje të butë.//ii

XS
SM
MD
LG