Lidhje

Vritet një person pranë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë


Autoritetet serbe kanë njoftuar se një person është vrarë mbrëmë gjatë një përleshjeje ndërmjet një grupi të personave të maskuar dhe policisë e xhandarmërisë serbe në rrugën Lluçan – Konçul, afër kufirit të Serbisë me Kosovën. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, një grup prej 10 personash më uniforma të zeza dhe të maskuar kishin plaçkitur makinat dhe njerëzit që po kalonin në këtë rrugë që lidhë komunën e Bujanocit me Kosovën.

Sipas autoriteteve për 20 minutat ka zgjatur përleshja e armatosur e policisë dhe xhandarmërisë me këtë grup dhe me këtë rast një 22 vjeçar i përkatësisë kombëtare shqiptare ka humbur jetën. Zyratrët thanë se fjala është sipas të gjitha gjasave për një grup plackitësist viktima të të cilëve ishin edhe qytetarët shqiptarë edhe ata serbë.

Zona ku ka ndodhur incidenti është e banuar me shumicë shqiptare dhe gjatë konflikti të viteve 1999 2001 ishte çerdhe e kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta në tri komunat më shumicë shqiptare në jug të Serbisë, Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Në maj të vitit 2001, kryengritësit pranuan një marrëveshje për t'u dhënë fund luftimeve. Që nga atëherë, ndonëse shqiptarët kontrollojnë pushteti lokal, ka pasur pak përparime në përmbushjen e marrëveshjes për paqe që u garantonte shqiptarëve më shumë të drejta. //kk//

XS
SM
MD
LG