Lidhje

Gejts i zhgënjyer për mungesën e vullnetit për pajtim kombëtar në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, shprehu zhgënjim për mungesën e vullnetit për pajtimin kombëtar në Irak.

Në një intervistë që dha dje në programin e CNN-it “Late Edition”, zoti Gejts tha se zyrtarët amerikanë e nënvleftësuan shkallën e mosbesimit mes fraksioneve politike irakiane.

Ndërkaq, Sekretarja e Shtetit Rajs, tha në programin televiziv “Fox News” se administrata e Presidentit Bush u ka thënë politikanëve irakianë se përparimi ka qënë shumë i ngadalshëm dhe se “ata duhet të punojnë më me këmbëngulje”.

Dje në Bagdad, Kryeministri irakian Nouri al-Maliki nuk pranoi dorëheqjen e 6 ministrave arabë sunni nga kabineti i tij, të cilët u larguan javën e kaluar.

Zoti Maliki tha se shpreson që gjashtë ministrat nga blloku më i madh suni i parlamentit do të ndryshojnë mendim dhe do të kthehen në qeveri.

Po dje, ushtria amerikane në Irak tha se forcat e koalicionit kanë vrarë personin që qendronte pas shpërthimit në xhaminë e rëndësishme Shiite, Askarija, në Samarra, që u bë shkak për fillimin e dhunës sektare kudo në Irak. //iç

XS
SM
MD
LG