Lidhje

Takim i nivelit të lartë Bush - Karzai në Kemp Dejvid


Presidenti Bush dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, filluan dje një takim dy-ditor të nivelit të lartë në vendpushimin presidencial, Camp David, jashtë Washingtonit.

Vizita e zotit Karzai bëhet në një kohë që ai ndeshet me probleme të ndryshme në vend, me krizën e pengjeve koreano-jugore, me kryengritjen talebane dhe të al-Kaidës, shtimin e viktimave në radhët e civilëve dhe lulëzimin e tregtisë së opiumit.Të gjitha këto çështje pritet të dominojnë rendin e ditës të bisedimeve me Presidentin Bush.

Në një intervistë të transmetuar dje në rrjetin televiziv CNN, para aritjes së tij, zoti Karzai tha se në diskutime do të përfshihet lufta kundër terrorit, forcimi i ushtrisë afgane dhe gjendjes së përgjithshme të sigurisë në vend.

I pyetur rreth vendndodhjes së udhëheqësit të al-Kaidës, Osama Bin Laden, presidenti i Afganistanit tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk janë më pranë gjetjes së tij tani nga sa ishin disa vjet më parë. Ai shtoi se ishte i sigurt se Bin Ladeni nuk ndodhet në Afganistan. //iç

XS
SM
MD
LG