Lidhje

Rusia gati sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat


Rusia ka dislokuar një sistem të ri të mbrojtjes nga raketat për të mbrojtur qiejt mbi Moskën. Raketat gjithashtu mund të prodhohen edhe për eksport.

Në ceremoninë e dislokimit të transmetuar në televizionin kombëtar merrte pjesë edhe një prift ortodoks i cili e bekoi sistemin rus të raketave S-400. Raketat tokë-ajër përmirësojnë sistemin e mëparshëm S-300 me motorrë më të fuqishëm dhe me një sistem më të saktë orientimi. Zyrtarët rusë thonë se raketa Triumph ka aftësi për të zbuluar aeroplanë të pakapshëm nga radari si dhe objekte që fluturojnë në lartësi të ulta deri në 10 metra mbi tokë.

Por analisti i çështjeve ushtarake ruse Pavel Felgenhauer thekson se S-400 mund të paraqesë rrezik për avionët civilë. “Ka trafik të shumtë ajror përqark Moskës. Mund të ketë probleme, thotë ai, pasi kontrolli nga pesoneli arrin deri në një pikë por pastaj raketa kalon në auto-pilot.” Analisti thotë se raketa e re e tejkalon rrezen e veprimit të sistemit të mëparshëm S-300, të përdorur nga forcat ajrore të Ukrainës që qëlluan aksidentalisht një aeroplan civil në vitin 2001 mbi Detin e Zi.

Felgenhauer thekson se një aksident i ngjashëm në Rusi rezultoi në rrëzimin e një avioni pasagjerësh mbi malet Urale në vitin 1960. Në kohë lufte, thotë ai, ka gjasa më të mëdha për gabuar në identifikimin e mjeteve fluturuese. Raketa Triump e koduar Growler nga forcat e NATO-s, po dislokohet për të mbrojtur Moskën.

Igor Ashurbeili, drejtor i kompanisë Almaz Design Bureau, e cila prodhon sistemin e armëve, thotë se raketat mund të shiten në tregun e exporteve. “Interesimi është i madh. Ai shton se, nëse arrihet ndonjë marrëveshje politike deri nga viti 2011...pra nga ministria e mbrojtjes....Almaz do të jetë e gatëshme të furnizojë me rraketa për eksport.” Njoftohet se S-400 ka një rreze veprimi prej 400 kilometrash dhe është ndërtuar për të goditur dhe rrëzuar aeroplanë dhe raketa me rreze të mesme veprimi. //rd//

XS
SM
MD
LG