Lidhje

Mbi 20 militantë u vranë në Afganistanin jugor


Ushtria amerikane thotë se mbi 20 militantë u vranë gjatë një sulmi të pazakontë frontal ndaj një baze amerikane në Afganistanin jugor.

Një deklaratë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njofton se një grup prej 75 militantësh talebanë u përpoqën sot të marrin nën kontroll një bazë në provincën jugore Uruzgan.

Deklarata thekson se forcat afgane dhe ato amerikane të mbështetura nga mjete ajrore e sprapsën sulmin, duke vrarë mbi 20 militantë. Dy vajza afgane dhe dy ushtarë afganë u plagosën.

Dhuna është shkallëzuar në Afganistan gjatë 15 muajve të fundit, ndërkohë që persona të dyshuar si ekstremistë talebanë kanë shtuar sulmet. Mbi 50 mijë forca të Natos dhe trupa amerikane janë angazhuar në betejat kundër kryengritjes së rigjallëruar në bazat talebane në jug dhe në lindje të Afganistanit.

Ndërkohë, talebanët në Afganistan vazhdojnë të kërkojnë lirimin e të burgosurve në këmbim të 21 pengjeve koreanojugore.

Një zëdhënës i lartë i Talebanëve tha se grupi do të shqyrtojë lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurave femra pro-talebane që mbahen nga forcat amerikane.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti afgan Hamid Karzai dhe presidenti George Bush përjashtuan mundësinë e ndonjë marrëveshjeje me rrëmbyesit talebanë.

Ektremistët talebanë kanë vrarë dy nga pengjet.

Zyrtarët afganë thanë se po punojnë për të ndihmuar zyrtarët koreano-jugorë të bisedojnë drejtëpërdrejti me Talebanët. Ata thanë se deri tani nuk po ndërmerret asnjë hap drej veprimeve ushtarake. Protestues dhe të afërm të viktimave janë ankuar se nuk po bëhen përpjekje të mjaftueshme ndërkombëtare për lirimin e tyre. //ze//

XS
SM
MD
LG