Lidhje

3 të vdekur e 25 të plagosur nga rrëzimi i një autobusi në Francë


Një autobus me udhëtarë polakë u rrëzua në Francën veriore duke shkaktuar vdekjen e 3 vetave dhe plagosjen e të paktën 25 të tjerëve. Aksidenti ndodhi sot, vetëm 3 javë pasi një tjetër autobus me turistë polakë u rrëzua po në Francë.

Aksidenti i sotëm ndodhi në një mot me shi afër kufirit me Belgjikën. Autobusi me turistë polakë ishte nisur nga Polonia për në Britani. Zyrtarët thonë se autobusi po përpiqej të hynte në një vend parkimi ndërsa rrëshqiti nga autostrada në një kanal dhe u përmbys.

Udhëtarët e plagosur u dërguan në spitale në Francë e në Belgjikë.

Më 22 korrik, një autobus polak me pelegrinë nga një vend i shenjtë në alpet franceze ra në greminë afër qytetit Grenobël, duke shkaktuar vdekjen e 26 udhëtarëve. //ze//

XS
SM
MD
LG