Lidhje

SHBA: Kandidatët presidencialë demokratë u drejtohen sindikatave


Kandidatët presidencialë të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mbështetje nga sindikatat duke mbrojtur më shumë shpenzime në projektet e infrastrukturës për të krijuar vende të reja pune.

Shtatë nga kandidatët zhvilluan një debat televiziv dje në Çikago të financuar nga organizata kryesore e sindikatave. Tre kandidatët që udhëheqin anketat e opinionit, senatorja Hillary Clinton, senatori Barak Obama dhe ish senatori John Edwards nuk pranuan të deklarojnë se marrëveshja për tregëti të lirë në Amerikën e Veriut duhet të shfuqizohet.

Kandidatët thanë se NAFTA duhet të rinegociohet pasi shumë vende pune kanë kaluar në Meksikë. Kandidatët diskutuan gjithashtu për luftën kundër terrorizmit, stabilizimin e Irakut dhe praktikat e tregëtisë me Kinën. Zonja Clinton dhe senatori Christopher Dodd kritikuan zoti Obama që kohët e fundit ka thënë se do të konsideronte veprime të njëanëshme për të sulmuar objektivat terroriste në Pakistan. Zoti Obama u përgjigj se Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin Osama bin Ladenin në se ka informacione të sakta zbulimi në terren. //rd//

XS
SM
MD
LG