Lidhje

Kina fillon numërimin drejt Lojërave Olimpike 2008


Kina filloi sot të numërojë sekondat që mbeten deri në fillim të Lojrave Olimpike më 8 gusht 2008.

Festimet madhështore me këtë rast u errësuan nga kritikat e grupeve për të drejtat e njeriut dhe shqetësimet se ndotja e mjedisit mund të shkaktojë shtyrje të disa aktivitete sportive vitin e ardhshëm. Në një ceremoni në Sheshin Tiananmen, mijëra vetë përfshirë edhe qindra zyrtarë të Komitetit Olimpik, brohoritën sekondat e para të 12 muajve që mbeten deri në fillimin e lojrave.

Ceremonia filloi në orën 8:08:08 të mbrëmjes, pasi këto shifra janë të njëjtën me datën e fillimit të Olimpikeve më 8 të tetit, 2008. Në ceremoni merrte pjesë edhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozh, i cili ngriti lart punën e bërë për përgatitjet, por shtoi se ajri i rëndë mund të bënte të nevojshme shtyrjen e disa veprimtarive sportive që zhvillohen në fusha të hapura, si gara çiklizmi që vazhdojnë për orë të tëra.

Zyrtarët kinezë thonë se po bëjnë ç’është e mundur që sportistët të konkurojnë në ajër të pastër. Ndërkaq, grupe për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit po e shfrytëzojnë këtë moment për të nxitur Kinën të përmbushë premtimet për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e lirisë së shtypit në periudhën para lojrave. //rd//

XS
SM
MD
LG