Lidhje

Turqia zgjedh politikanin laik si kryetar të parlamentit


Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, ose AKP, e cila ka pushtetin në Turqi, ka emëruar një politikan laik për postin e rëndësishëm të kryetarit të parlamentit.

Ky është një post i lartë në udhëheqjen turke dhe gjithmonë shihet me kujdes prirja e kryetarit, sidomos nga grupe laike, të cilët kundërshtojnë trysninë për të përzier fenë në punët e shtetit. Kandidati Koksal Toptan është anëtar i partisë AKP por nuk ka ndjekur prirjet islamike të partisë së tij. Bashkëshortja e tij nuk e mbulon kokën me shami, siç e kërkojnë prirjet më konservatore.

Emërimi i zotit Toptan sot është një hap tjetër në përpjekjet për formimin e qeverisë, pasi partia AKP fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Toptan ka pasur poste në qeveritë e mëparshme laike, si ministër i arsimit dhe kulturës.

Parlamenti turk pritet të konfirmojë zotin Toptan si kryetar të tij në një votim që zhvillohet nesër. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim siguroi 341 vende në parlamentin me 550 anëtarë në zgjedhjet e 22 korrikut. //rd//

XS
SM
MD
LG