Lidhje

Sfidohet mendimi tradicional për evolucionin njerëzor


Shkencëtarët thonë se kërkime të reja të fosileve të zbuluara në Kenia duket se po sfidojnë mendimin tradicional për evolucionin njerëzor.

Ata thonë se zbulimet, të njoftuara javën e kaluar në revistën Nature, tregojnë se evolucioni njerëzor mund të mos jetë një vijë e drejtë, por të ngjasojë me një pemë plot degë paraardhësish.

Teoria e mëparshme thoshte se njerëzit evoluan gjatë dy milionë vjetëve nga homo hablis tek homo erectus dhe pastaj tek homo sapiens ose njerëzit e sotëm.

Por zbulimet e reja tregojnë se dy speciet e para kanë jetuar së bashku për thuajse gjysëm milioni vjet në disa pjesë të vendit ku tani ndodhet Kenia.

Studiuesit ndërkombëtarë nxorën nga toka kafka të dy specieve në të njëjtin rajon të Kenias. Shkencëtarët thonë se afërsia mes tyre nënkupton se dy speciet përdornin burime të ndryshme ushqimore për të jetuar kaq pranë pa u zhdukur. //ze//

XS
SM
MD
LG