Lidhje

Pelegrinët shiitë mblidhen në një tempull në Bagdat


Dhjetra mijëra peligrinë shiitë u mblodhën në një tempull në Bagdat për një marshim të madh fetar nën masa të rrepta sigurimi.

Autoritetet dislokuan forca policore shtesë dhe ndaluan qarkullimin e makinave nëpër rrugë deri të shtunën për të parandaluar sulme vetëvrasëse gjatë ceremonisë, e cila përkujton vdekjen e Imamit Musa Kadim, njëri nga 12 imamët më të shenjtë të sektit shiit.

Imami, i cili vdiq 12 shekuj më parë, është varrosur në distriktin Kazimijah të Bagdatit. Procesionet fetare sulmohen shpesh nga ekstremistë të sekteve rivale të Irakut.

Në lajme të tjera, ushtria amerikane njoftoi se forcat e koalicionit vranë 3 terroristë dhe ndaluan 21 të dyshuar në operacionet në luginën e lumit Tigër. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se një marins amerikan humbi jetën të martën gjatë një operacioni luftarak në provincën al-Anbar.

Ndërkaq, ministria britanike e mbrojtjes tha se një bombë e vendosur në anë të rrugës goditi sot një autokolonë britanike në perëndim të Basrës, duke shkaktuar vrasjen e dy ushtarëve dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve. //ze//

XS
SM
MD
LG