Lidhje

SHBA shpresojnë të bashkëpunojnë me Pakistanin


Presidenti Bush shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë me udhëheqësit e Pakistanit për t’i nxjerrë para drejtësisë udhëheqësit e lartë të rrjetit terrorist al-Kaida.

Zoti Bush i bëri këto komente sot gjatë një konference shtypi në Uashington.

Këto komente presidenti Bush i bëri pasi presidenti pakistanez, Pervez Musharaf kritikoi kohët e fundit deklaratat kërcënuese të Shtetet e Bashkuara për sulme direkte kundër militantëve në Pakistan.

Gjatë konferencës së shtypit zoti Bush diskutoi gjithashtu për ekonominë amerikane që sipas tij e lakmojnë të gjithë në botë. Presidenti i bëri thirrje kongresit të miratojë ligjin e shpenzimeve sapo ligjvënësit të kthehen nga pushimet e gushtit.

Për arsimin, presidenti tha se ka në plan të nënshkruajë sot legjislacionin që bën thirrje për shpenzime prej 33 presje 6 miliardë dollarësh gjatë tre vjetëve të ardshëm për kërkime në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe programe të tjera arsimore për agjencitë qeveritare amerikane.

Zoti Bush tha se burgu në Gjirin Guantanamo të Kubës nuk mund të mbyllet derisa vendet e tjera të bien dakort për të marrë të burgosurit që janë ende atje. //ze//

XS
SM
MD
LG