Lidhje

Takim i negociatorëve për Kosovën, nuk pritet ndonjë rezultat i ndjeshëm


I dërguari i Bashkimit Evropian në bisedimet për Kosovën, Wolfgang Ischinger, thotë se mosarritja e një marrëveshjeje për statusin e ardhshëm të Kosovës do të jetë përgjegjësia e udhëhësve shqiptarë dhe serbë të Kosovës. Ischinger i tha radios britanike dje se negociatorët e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po i ofrojnë Serbisë dhe Kosovës ndoshta shansin e fundit për të arritur një marrëveshje për pavarësinë e Kosovës. Ai tha se të dërguarit nuk do të bëjnë asnjë propozim të ri.

Ischinger tha se plani i paraqitur nga ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën është ende në shqyrtim. Të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, mbajtën takimin e tyre të parë dje në Londër dhe sot e nesër do të shkojnë në Beograd dhe Prishtinë. Korrespondenti ynë Barry Wood na informon nga Prishtina se ka pak shpresa për kapërcimin e ngecjes mes Serbisë, e cila refuzon të heqë dorë nga sovraniteti mbi Kosovën dhe shqiptarëve që kërkojnë pavarësinë.

Grupi i kontaktit për Kosovën prej 6 anëtarësh formoi grupin e tij negociator prej tri anëtarësh, një amerikan, një gjerman dhe një rus. Grupi është në qendër të takimit të Londrës, ku marrin gjithashtu pjesë diplamatë nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe. Trioja do të ndërmjetësojë një raund tjetër bisedimesh që do të përfundojnë më 10 dhjetor. Ekipi prej tri vetësh do të shkojë në Beograd sot dhe në Prishtinë nesër.

Përpjekja më e fundit diplomatike pason vendimin e muajit të kaluar të të Rusisë për të bllokuar veprimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e kushtëzuat të Kosovës. Plani ishte hartuar nga ish Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili u përpoq për 12 muaj t’i bënte shqiprarët dhe serbët të binin dakord për statusin e ardhëshëm të teritorit.

Plani i zotit Ahtisaari parashikon pavarësi të kufizuar për Kosovën, një forcë ndërkombëtare sigurimi dhe garanci të forta për të drejtat e pakicave. Kosova është administruar nga Kombet e Bashkuara që në vitin 1999, kur bombardimet e NATO-s dëbuan sëandejmi forcat serbe që luftonin për të shtypur kryengritjen e Shqiptarëve. Shumica shiqtare e Kosovës që përbën 90 përqind të popullatës së saj nuk panon asgjë më pak se pavarësia.

Shtyrja e statusit të Kosovës po shkakton tension në Prishtinë. Xhemail Halili, drejtor i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, thotë nëpërmjet përkthyesit, se investitorët po qendrojnë larg për shkak të pasigurisë dhe kanë shprehur shqetësimin se statusi përfundimtar mund të mos përcaktohet deri në fund të vitit.

“Gjithçka është pezulluar në pritje të statusit përfundimtar të Kosovës. Para së gjithash, ne kemi frikë se statusi mund të shtyhet edhe më vonë se sa fundi i këtij viti”.

Presidenti Bush ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pashmangëshme. //iç

XS
SM
MD
LG