Lidhje

Irak: Të paktën 8 të vrarë dhe dhjetra të plagosur


Policia irakiane njoftoi se një autobombë shpërtheu në një treg të Kirkukut në Irakun verior, duke shkaktuar të paktën 8 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi sot në një lagje të banuar kryesisht nga kurdët në këtë qytet të pasur me naftë, ku tensionet etnike kanë qënë të larta gjatë ditëve të fundit.

Në jug të Bagdatit, ushtria amerikane tha se dy ushtarë u plagosën kur një helikopter amerikan u detyrua të ulej sot me shpejtësi në Jusifijah, qytet me popullsi kryesisht suni.

Ushtria njoftoi se helikopteri po mbështeste një mision të planifikuar kur u ul, ndërkohë që për incidentin kanë filluar hetimet.

Në deklarata të tjera, ushtria tha se që nga dita e djeshme forcat e koalicionit vranë 5 terroristë dhe ndaluan 32 të dyshuar në operacionet e ndërmara në Bagdat dhe në zonat në veri. //ze//

XS
SM
MD
LG