Lidhje

Mision i ndërmjetësve ndërkombëtarë sot në Beograd, e nesër në Prishtinë në përpjekje për të zgjidhur statusin e Kosovës


Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë u takuan sot me presidentin serb Boris Tadiç, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Beograd, duke hapur një raund të ri të bisedimeve mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.

Pas sesionit të parë i dërguari amerikan, Frank Wisner tha se negociatorët ndërkombëtarë nuk do të lenë gurë pa lëvizur sipas fjalëve të tij në përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

I dërguari gjerman Wolfgang Ishinger tha se negociatorët e të ashtuquajturës trojka patën një takim të frytshëm biznesi me udhëheqësit serbë.

I dërguari rus Alexander Botsan-Kharchenko tha se synimi është të gjendet një zgjidhje që mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Të dërguarit kanë në plan të takohen nesër në Prishtinë me udhëheqësit shqiptarë. //ze//

XS
SM
MD
LG