Lidhje

Impianti bërthamor në Japoni mund të mbyllet për një vit


Inspektorët e OKB-së thonë se impianti më i madh bërthamor në botë, i dëmtuar disa javë më parë nga një tërmet në Japoni, do të mbyllet për disa muaj deri në një vit, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.

Një ekip vlerësues i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike inspektoi për katër ditë impiantin. Zyrtarët thanë se ka nevojë për më shumë inspektime para se impianti të rihapet.

Impianti mori flakë dhe prej tij rrodhi një sasi e vogël rezatimi pas një tërmeti të fuqishëm më 16 korrik. Kompania Elektrike e Tokios që operon impiantin siguroi publikun se rezatimi nuk përbënte kërcënim për shëndetin apo ambjentin. Megjithatë kjo kompani është kritikuar për mos raportimin e saktë të rrjedhjes. Japonia ftoi inspektorët e OKBsë për shkak të shqetësimeve të publikut rreth kërcënimit të ndotjes bërthamore. //rd//

XS
SM
MD
LG