Lidhje

Gallucci: Mitrovica në pritje të rezultatit të negociatave për Kosovën


Mitrovica është qyteti i dytë më i madh i Kosovës dhe i vetmi qytet me një numër të konsiderueshëm sërbësh. Korrespondeti ynë, Barry Wood vizitoi këtë qytet të ndarë etnikisht nga Lumi Ibër, ku rendi dhe qetësia mbahen kryesisht nga ushtarët fracezë të forcës prej 16 mijë trupash të udhëhequra nga NATO-ja.

Në pamje të parë duket sikur gjendja është normale në Mitrovicë. Në veri të Lumit Ibër duket se je në një qytet të vogël serb. Gjuha shqipe nuk dëgjohet dhe pothuajse të gjitha tabelat e dyqaneve janë të shkruajtura serbisht me gërma cirilike. Makinat kanë targat e Serbisë dhe jo ato bardhë e blu të Kosovës. Kafetë bëjnë mjaft biznes pasi njerëzit shkojnë atje për t’i shpëtuar të nxehtit të verës.

Përtej urës, në jugun e qytetit të banuar kryesisht nga shqiptarët, ka pak më shumë aktivitet. Ndonjë makinë franceze ose austriake e forcave të sigurimit nën komandën e NATO-s kalon nëpër qytet pa tërhequr ndonjë vemendje të dukëshme.

Në jug, pranë lumit ngrihet selia rajonale e Kombeve të Bashkuara, një godinë prej çmimentoje që ende mban emrin Yugobanka. Jerry Gallucci, diplomat amerikan në pension, është administratori i OKB-së për Mitrovicën. Ai thotë se gjendja është rënduar që kur Rusia bllokoi muajin e kaluar zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për pavarësi të kushtëzuar për Kosovën.

"Për mendimin tim kjo gjendja pasigurie është e rrezikshme. Dhe unë jam i mendimit se e vetmja mënyrë për ta kapërcyer këtë, është që komuniteti ndërkombëtar të gjejë një formë për të shkuar përpara”.

Gallucci thotë se tani që plani për pavarësi të kushtëzuar për Kosovën është pezulluar, vazhdon të flitet për ndarjen e teritorit si një nga zgjidhjet për statusin e diskutueshëm të Kosovës.

"Natyrisht njerëzit po flasin shumë më tepër tani rreth ndarjes së Kosovës. Mendoj se ndoshta shumica e banorëve në veri, edhe në qoftë se nuk flasin, ëndërrojnë për një gjë të tillë. Megjithatë ata e kanë të qartë se kjo nuk do të ishte zgjidhje për serbët që banojnë në jug”.

130 mijë serbë banojnë në Kosovën e populluar prej rreth dy milionë shqiptarëve. Gjysma e serbëve të Kosovës banon në veri të Mitrovicës dhe në zonat veriore në kufi me Serbinë. Plani për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës parashikon autonomi të konsiderueshme për serbët në veri. Gallucci shprehet hapur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë, që mbështetet nga disa prej udhëheqësve politikë shqiptarë.

"Pa marrëveshje nga të gjitha palët për pjesëmarrjen në zgjedhje, rezultati i tyre do të ishte nuk do të ishte unifikimi i Kosovës por ndarja e saj”.

Gallucci beson se do të ishte e gabuar që të mbaheshin zgjedhje në Kosovë para përfundimit të raundit të ri të negociatave për statusin, që përfundojnë në muajin dhjetor. Në qoftë se mbahen zgjdhjet, serbët në veri mund të nxiten nga Beogradi që t’i bojkotojnë ato, gjë që do t’i linte komunat veriore të Kosovës pa udhëheqës të ligjshëm. //iç

XS
SM
MD
LG