Lidhje

Bush: Afganistani, Iraku, përparim në luftën kundër kundër terrorizmit


Presidenti Bush tha se Afganistani dhe Iraku po bëjnë përparim në luftën kundër terrorizmit.

Në fjalimin e përjavshëm në radio, presidenti Bush foli për takimin e tij me presidentin afgan Hamid Karzai këtë javë në Camp David.

Zoti Bush tha se presidenti Karzai e kishte njoftuar se zyrtarët afganë dhe pakistanezë ishin takuar vazhdimisht për të diskutuar se si duhet të të veprohet me ekstremistët të cilët po sulmojnë të dy vendet.

Ndërkaq lidhur me Irakun, presidenti Bush tha se plani i tij i shtimit të forcave amerikane po i ndihmon trupat e koalicionit që të marrin iniciativën nga duart e armikut dhe t’ua japin atë qytetarëve irakianë por pranoi se progresi në aspektin politik ka qenë më i ngadalshëm se sa kishte shpresuar.

Presidenti tha se që nga janari, çdo muaj forcat e koalicionit kanë vrarë apo kanë kapur mesatarisht rreth 1500 terroristë të Al Kaidës dhe armiq të tjerë të qeverisë së Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG