Lidhje

SHBA: Qese letre apo plastike? Disa konsumatorë preokupohen


Çdo ditë konsumatorëve amerikanë u ofrohet një zgjedhje e thjeshtë kur bëjnë pazar: qese letre apo plastike? Por disa shtete po i heqin fare qeset e plastmasit nga qarkullimi. Le të mos harrojmë se çdo vit në Shtetet e Bashkuara dyqanet e shitjes me pakicë përdorin rreth 100 miliardë qese plastike dhe shumë njerëz mendojnë se kjo ka një ndikim jo të pakët në ndotjen e mjedisit.

Në San Francisco të Kalifornisë u është dhënë urdhër dyqaneve të mëdha kozmetike dhe atyre ushqimore të mos ofrojnë çanta plastike të forta që prodhohen nga petrokimikate.

Këshilli bashkiak i kryeqytetit piktoresk të Marylandit ka në plan të votojë për një masë edhe më të rreptë në tetor.

Alderman Sam Shropshire e paraqiti atë.

"Bëhet fjalë për rreth 100 miliardë qese plastike që shpërndahen çdo vit në Shtetet e Bashkuara nga dyqanet e shitjes me pakicë. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit më shumë se 95 përqind e tyre përfundojnë në vendet e groposjes së plehrave, ose një pjesë, përfundojnë në kanalet dhe lumenjtë që derdhen në det."

Aty, peshqit dhe zogjtë e detit gabimisht i marrin për kandilë deti.

Masa e re do të detyrojë edhe dyqanet e vogla të Annapolisit të kalojnë 100 përqind në çanta me letër të ricikluar duke garantuar që të mos priten pemë të tjera.

Këto kohë 9 në çdo 10 amerikanë preferojnë më shumë çantat plastike sesa letre.

San Francisco arriti në përfundimin se çantat plastike duan qindra vjetë të degradojnë në gropat e plehrave. Por tani për tani Tousaan Jons i pëlqen që ato hapen, janë të lehta dhe të forta.

"Mendoj se të moshuarit preferojnë të përdorin çantat e letrës pasi kështu ishin mësuar."

I tillë është Seymour Alloy.

"Për mua është më e mira. Dyqani që nuk të ofron çanta letre nuk është dyqan që mund ta frekuentoj, përveçse kur detyrohem."

Barry Scher është nënpresident i supermarketit Giant FoodsScher thotë se kompanisë do t’i kushtojë qindra mijëra dollarë të heqë nga qarkullimi çantat plastike. Mendoni, thotë ai, sa më shumë kamionë dhe vend duhet për të mbajtur çantat prej letre.

"Qeset plastike nuk zënë shumë vend. E demonstruam këtë para këshillit bashkiak në Annapolis. Një mijë çanta letre zënë më shumë vend sesa çantat plastike."

Scher dhe Alderman Shropshire bien dakort për një gjë: zgjidhja më e mirë do të ishin çantat e ripërdorueshme që merren me vete kur shkon të bësh pazar.

Kush shkon në dyqan e të ofrohet letër apo plastike, bëhet fjalë për shumë më tepër sesa thjesht një çantë. //ii

XS
SM
MD
LG