Lidhje

Ofensivë e re në mbarë Irakun


Ushtria amerikane filloi të hënën një ofensivë të re në mbarë Irakun në ndjekje të militantëve shiitë dhe suni.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se në operacionin e koduar “Sulmi Fantazëm” do të ndërmerren veprime të njëkohëshme në mbarë Irakun në ndjekje të terroristëve të Al-Kaidës dhe ektremistëve të mbështetur nga Irani.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se forcat e koalicionit kapën të hënën para agimit në Bagdatin perëndimor një financues të dyshuar të një grupi ekstremist me lidhje direkte me Iranin.

Në një sulm tjetër të dielën, ushtria tha se u vranë shtatë ektremistë dhe u kapën 13 trafikantë armësh të lidhur me Iranin në sulmet para agimit në lagjen Sadër të Bagdatit.

Po të dielën, kryeministri Nuri al-Maliki bëri thirrje për një takim me udhëheqësit politik në përpjkje për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë dobësuar qeverinë e unitetit. Ai tha se udhëheqësit e fraksioneve sektare të Irakut mund të takohen të hënën ose të martën. //ze//

XS
SM
MD
LG