Lidhje

Endevër vazhdon misionin në hapësirë sipas planit


Astronautët amerikanë në anijen e hapësirës Endevër kanë instaluar një platformë të re magazinimi në stacionin e hapësirës.

Pjesëtarët e ekuipazhit përdorën sot krahun robotik për ta nxjerrë platformën nga bagazhi i anijes dhe për ta kaluar në krahun robotik të stacionit. Dy pjesëtarë të tjerë të anijes kontrolluan krahun për të realizuar instalimin.

Pjesëtarët e ekuipazhit u zgjuan sot me një mesazh urimi me rastin e ditëlindjes së astronautes Trejsi Kalduell.

Në tokë, inxhinierët e Nasës vazhdojnë provat për të vendosur nëse është e nevojshme që të riparohet një e çarë në koracën e poshtme të anijes. Nasa thotë se e çara është më e thellë se mendohej dhe nëse është e nevojshme të bëhen riparime, ato do të realizohen përmes një ecjeje tjetër në hapësirë gjatë misionit të anijes. //ze//

XS
SM
MD
LG