Lidhje

Sondazh i republikanëve në Ajova për zgjedhjet presidenciale 2008


15 muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2008, banorët e Ajovës që i përkasin Partisë Republikane kanë zhvilluar një sondazh jo zyrtar për kandidatin e tyre të preferuar për Shtëpinë e Bardhë. Le t’i hedhim një vështrim rezultateve të kësaj ankete dhe ndikimit të saj përtej Ajovës.

Në Ajova është shtuar interesimi për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhëshëm dhe kandidatët kanë mbërritur atje.

Në Universitetin shtetëror të Ajovës, në qytetin Ejms, mijëra republikanë mblidhen për një sondazh për zgjedhjet presidenciale. Ata që dalin në krye fitojnë më shumë publicitet dhe më shumë fonde për fushatën. Për pjesë marrësit në sondazh, kjo është shprehje e demokracisë në veprim.

"Për mendimin tim, thotë Gejl Till, është me rëndësi që gjithkush të marrë pjesë në procesin e votimit. Ne e kemi të garantuar këtë liri. Ne kemi fatin e mirë për të patur lirinë e votës. Prandaj duhet ta ushtrojmë këtë të drejtë”.

Shumë kandidatë e shikojnë këtë sondazh si të ishte një zgjedhje e mirëfilltë. Disa kandidatë shpenzojnë miliona dollarë për të fituar popullaritet dhe mbështetje.

Politika është e ndezur. Skena i përngjan një kuvendi politik kombëtar. Para se kandidatët të flasin, përkrahësit e tyre mbushin sallën dhe pas fjalimit të kandidatit të tyre të preferuar ata marshojnë jashtë sallës, duke i lënë vendin përkrahësve të kandidatit tjetër.

Gjatë gjithë ditës, zgjedhësit hedhin votat dhe ngjyejnë gishtin me bojë për të vërtetuar mbështetjen e tyre. Bileta e hyrjes është 35 dollarë. Disa vëzhgues thonë se sondazhi pasqyron më tepër një imazh të dëshiruar të kandidatit se sa mbështetjen reale të zgjedhësve për aspirantin e Shtëpisë së Bardhë. Por për pjesëmarrësit, fituesi i vërtetë ai që del në krye në Ajova.

"Mendoj se është me rëndësi që ne përfaqësojmë thelbin e Shteteve të Bashkuara, bazën amerikane, thotë Dejvid Landbërg, Në qoftë se kandidatët vinë këtu para se të shkojnë në zonat më të populluara, unë do të thosha se është më mirë për vendin”.

Jashtë sallës, ku kandidatët kanë ngritur tendat e tyre, mbretëron një armosferë festive. Aty gjen ushqime të ndryshme, grupe muzikore dhe vetë kandidatët që përshëndesin njerëzit me entuziasën.

Sondazhi republikan në Ajova, tradicionalisht ka tërhequr anëtarët më të dedikuar të partisë, që mbështeten në çështjet për të cilat ata besojnë se duhet të jenë në qendër të diskutimeve të fushatës.

"Çështjet me rëndësi për mua këtë vit janë taksat, ekonomia, qendrimi kundër abortit dhe imigracioni”, thotë Suzën Stanik.

Banorët e Ajovës kanë në plan të mbidhen përsëri në fillim të vitit të ardhëshëm për të votuar realisht në zgjedhjet për numrin e delegatëve që do të dërgojnë në kuvendin kombëtar të partisë. Dhe atëhere, i gjithë vendi do ta përqendrojë vemendjen tek Ajova. //iç

XS
SM
MD
LG