Lidhje

Sulm i forcave amerikane kundër al-Kaidës në Afganistan


Ushtria amerikane tha se qindra ushtarë amerikanë kanë ndërmarrë një sulm të gjerë kundër al-Kaidës dhe ekstremistëve të tjerë në pjesën lindore të Afganistanit.

Zëdhënësja e forcave të koalicionit nën komandën e Shteteve të Bashkuara, Vanessa Bowman i tha Zërit të Amerikës se forcat afgane po luftojnë krahas trupave amerikane, të cilat filluan operacionin disa ditë më parë në rajonin Tora Bora të provincës Nangarhar.

Bowman tha se deri tani nuk ka njoftime të konfirmuara për viktima.

Ajo tha se zonat e thella malore të Tora Borës kanë qënë një teren më se i përshtatshëm për ekstremistët që të planifikonin dhe ndërmerrnin sulme.

Zëdhënësja nuk i konfirmoi njoftimet për një operacion të bashkërenduar me qeverinë palestineze në teritorin e Pakistanit në zonën kufitare me Afganistanin.

Zona e Tora Borës u bombardua rëndë në fund të vitit 2001 nga trupat amerikane në ndjekje të udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin-Laden, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Mendohet se bin-Ladeni ka shpëtuar.

Gjetkë në Afgansitan, tre policë gjermanë u vranë sot kur autokolona e trupit të tyre diplomatik u qëllua nga një bombë në anë të rrugës pranë kryeqytetit të Afgansitanit. Po sot, persona të paidentifikuar qëlluan dhe vranë një britanik që punon për një firmë private sigurimi në Afganistan. //ze//

XS
SM
MD
LG