Lidhje

Politika e jashtme ruse dhe diplomacia shumëpalëshe


Ministri i jashtëm rus thotë se “diplomacia shumë-palëshe e bazuar në ligjin ndërkombëtar është bërë mjeti universal i zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Në një artikull të botuar sot në një faqe elektronike qeveritare, Sergei Lavrov tha se “nuk ka zgjidhje me dhunë” për problemin e Irakut, Koresë së Veriut, rajonit të Darfurit në Sudan apo rajone të tjera.

Zoti Lavrovi kritikoi atë që e cilësoi si “praktika amerikane të njëanëshme me motive idelogjike” në çështje diplomatike. Ai tha se “asnjë shtet apo grup shtetesh nuk zotëron fuqi të mjaftueshme për të imponuar një sistem ku figuron një superfuqi e vetme.

Ai tha se në marrëdhëniet amerikano-ruse duhet të ndiqet parimi i partneritetit të barabartë.

Artikulli i tij kritikonte atë që ai e cilëson si “mentaliteti i bllokut” për Evropën. Zoti Lavrov ka kritikuar disa vende anëtare të Bashkimit Evropian se janë të fiksuara pas idesë për të vënë nën kontroll Rusinë. //ze//

XS
SM
MD
LG