Lidhje

Lagjet periferike në veri të Athinës përfshihen nga zjarri i pyjeve


Lagjet periferike në veri të Athinës u përfshinë sot nga zjarri i pyjeve i nxitur edhe nga erërat e forta, duke djegur shtëpi dhe detyruar disa banorë të largoheshin nga kryeqyteti grek.

Zyrtarët thonë se 130 pacientë të një spitali psikiatrik në atë zonë u evokuan. Zjarri shkatoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Qindra zjarrfikës e vullnetarë po përpiqen të pengojnë përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të kryeqytetit. Erërat e forta nuk lejuan aeroplanët për t’iu bashkuar operacioneve të zjarrfikësve në tokë.

Zjarre të shfrenuara përfshinë Greqinë dhe Evropën, që në muajt e fundit u ballafaqua me një valë të nxehti të pashembullt. //iç

XS
SM
MD
LG