Lidhje

Berisha: Nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë për bizneset


Megjithë krizën e thellë energjitike, Kryeministri Berisha deklaroi sot gjatë një vizite në disa prej bizneseve më të fuqishme të qytetit të Shkodrës se, për biznesin në përgjithësi, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. "Energjia elektrike, për biznesin në tërësi, nuk ndryshon. Mund të ndryshojë vetëm një zë; ai i 4.5 lekëve për kilovat, mbasi ai jep një shrregullim madhor të tregut. Por, në dijeninë time, ai prek vetëm një përqind të biznesit, një përqindje shumë-shumë të vogël. Kurse në tërësi, energjia për biznesin do të mbetët ajo që ka qenë, vetëm me ndonjë ndryshim të vogël. Thashë, nuk do të ketë rritje, ndonëse çmimi i importit është dyfishuar", tha kryeministri.

Gjatë vizitës së tyre në qytetin e Shkodrës, Kryeministri Berisha dhe Kryeparlamentaria Topalli morrën pjesë në përurimin e ndërtimit të rrugës hyrëse të qytetit si dhe vizituan kompaninë e prodhimit të produkteve të mishit “ Meat Master” të vëllezërve Kimca dhe një fabrikë duralumini, dy kompani këto ndër më të suksesshmet në Shqipëri. Gjatë vizitës në kompaninë “ Meat Master”, ndër më të mëdhatë në Ballkan, Kryeministri Berisha premtoi mbështetje të mëtejshme për biznesin shqiptar.

Po sot, Kryeministri Berisha u shpreh për mbështetje të rajonit të Shkodrës me investime, për të nxitur turizmin dhe përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë. Investimet në infrastrukturë në Qarkun e Shkodrës janë 12 milion euro dhe gjatë dy viteve të ardhëshme këto investime do të dyfishohen. Shkodra do të jetë së shpejti një epiqendër e turizmit shqiptar, duke krijuar një komplekë së bashku me Lezhën dhe Velipojën. Gjithashtu, gjatë vizitës së sotme në Shkodër, Kryeministri Berisha u shpreh se, gjatë muajve në vazhdim, qeveria do të marrë vendime të tëndësishme, të cilat synojnë që Shqipëria të bëhet vendi më tërheqës në rajon për investimet vendase dhe te huaja. //rd//

XS
SM
MD
LG