Lidhje

Parlamenti i Maqedonisë shqyrton heqjen e imunitetit të Vllado Buçkovskit


Parlamenti i Maqedonisë po diskuton në lidhje me vendimin e komisionit parlamentar për heqjen e mandatit të deputetit Vllado Buçkovski që do i hapte rrugën autoriteteve gjyqsore për paraburgimin e tij.

Zoti Buçkovski akuzohet për shpërdorim mjetesh në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes në vitin 2001. Deputetët e Lidhjes Social Demokrate, së cilës i përket ish-kryeministri Vllado Buçkovski thonë se komisioni për çështjen e mandateve dhe të imunitetit ka shkelur procedurat dhe se komisioni nuk është ai organ i cili mund t’ia marrë mandatin një deputeti. Partia opozitare maqedonase konsideron se Parlamenti po shkelë standardet demokratike.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Lubisha Georgievski u këroi deputetëve që të mos flasin më gjatë se dhjetë minuta dhe bashkërenduesve të grupeve të deputetëve jo më gjatë se pesëmbëdhjetë minuta në këtë seancë. Ndërkohë, vetë Zotit Buçkovskit do t’i mundësohet një kohë më e gjatë për diskutim.

Partia shqiptare e opozitës Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar stenografet nga mbledhja e komisionit për çështjen e mandateve dhe të imuniteteve për të parë se si është zhvilluar kjo mbledhje për çka ka shumë paqartësi lidhur me mënyrën e heqjes së mandatit të deputetit, zotit Buçkovski. Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate ia ka hedhur fajin kryetarit të Parlamentit për këtë skandal, siç e quan ajo. //rd//

XS
SM
MD
LG