Lidhje

Elvis Presley, legjenda e Rock & Rollit


Mbreti njihej për karizmën, pamjen dhe talentin e rrallë....ai ishte një ikonë e kulturës amerikane pop ndërkohë që vdekja e tij bëri botën të mbante zi.

Vdekja e tij me 16 gusht 1977 e shokoi botën. Megjithatë shpejt u bë e qartë se kombinimi i punës së tij marramendëse, shtimi i peshës, depresioni dhe abuzimi i tepruar me drogën...e përshpejtuan vdekjen e tij.

Elvis Aaron Presley ishte njeri nga binjaket që lindi i shendoshe. Ai u lind në Tupelo Mississipi me 8 janar të vitit 1935 nga prinderit Vernon dhe Gladys Presley. Kur Elvisi ishte vetem 11 vjec, prindërit nuk mund të përballonin blerjen e një biçiklete që endërronte djaloshi por në vend të saj ata i blene atij një kitarë që kushtonte 12 dollarë çfarë do të shënonte edhe fillesat e muzikës për ate që do të behet Mbreti i Rock and Rollit.

Ndërkohë që karriera e tij lulëzonte, pas skenës ndodhte diçka tjetër...super ylli ishte i pakënaqur dhe kishte një manaxhment të dobët.

Me kërcënimet e njëpasnjëshme për tu larguar nga muzika....ai ju kthye përdorimit të drogës pasi u largua nga ushtria amerikane në vitin 1960 duke u fshehur nga publiku gjë që e çoi atë të bëhej thuajse krejt i vetmuar.

Pavarësisht se thuhej se Elvisi merrte drogë pasi ju fut muzikës, abuzimi dhe shtimi i përdorimit njohën rritje gjatë viteve të fundit të jetës së yllit.

Ndërkohë që sherbente në Gjermani, Elvisi u takua me atë që do të bëhej gruaja e tij e ardhëshme 14 vjeçaren Priscilla Bealieu, e cila më pas do të mundohej të ndryshonte stilin e jetës së kauboisit. Martesa e tyre, kur Priscilla ishte 22 vjeçare, do tu sillte vajzën Lisa Marie nëntë muaj pas martesës.

Martesa e tij coptoi zemrat e miliona vajzave por kjo nuk do të ndalonte histerinë e Elvisit që të sundonte botën. Ai këndonte duke përdredhur belin në mënyrë tejet sensuale çka e bëri atë edhe më të dashur tek të rinjtë dhe një model për gjenerata rebelësh.

Ndërkohë që Elvisi ishte një figurë e rëndësishme në muzikë, duke revolucionarizuar stilin që mbizotëroi Amerikën, ndarja e tij nga Priscilla në vitin 1973 e bëri atë më të izoluar.

Atë e kaploi depresioni dhe dhënia pas drogës...duke ndikuar ndjeshëm në shëndetin dhe interpretimet para publikut.

Gjatë fundit të jetës, atij do ti merrej goja në skenë...kostumet nuk do i binin mirë për shkak të shtimit të peshës dhe së paku një herë do të rrëzohej në skenë.

Vdekja e Elvis Preslit më 16 gusht 1977 ishte rezultat i djallëzive të tij çfarë do ta çonin Amerikën në një ditë zie të paparë. Superylli u gjet i rrëzuar në një banjo të vilës së tij në Memphis.

Shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak, çrregullimi i rrahjeve të zemrës të nxitura nga shkaqe të pacaktuara. Një shkak më preçiz i vdekjes ishte kombinimi i varësisë nga droga, shendoshja dhe dobësimi i zemrës..dhe thuhej se rreth 14 lloj ilaçesh me përmbajtje droge ishin zbuluar në gjakun e tij.

Disa vite pas vdekjes së tij, doktori personal u dënua nën akuzat për lëshimin e recetave për ilaçe të shumta droguese në muajt para vdjekjes së Elvisit.

Pavarësisht publicitetit të madh që shkaktoi ndarja nga jeta e Elvis Preslit, në mendje ruajmë imazhet e Mbretit duke kënduar, muzika e të cilit e ka bërë atë të pavdekshëm. (kh)*

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG