Lidhje

Turqi: Presidenti nuk miraton kandidatët e kryeministrit për kabinetin qeveritar


Presidenti turk Ahmet Necdet Sezer, që po i mbaron mandati, nuk pranoi të miratojë kandidatët e propozuar nga kryeministri Erdogan për përbërjen e kabinetit qeveritar. Ai tha se kjo detyrë i takon presidentit që vjen.

Kryeministri Recep Erdogan e cilësoi këtë hap të presidentit si një veprim respekti për pasardhësin e tij.

Partia Për Drejtësi e Zhvillim me rrënjë islamike e zotit Erdogan, korri një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Ministri i Jashtëm Abdullah Gul, po i kësaj partie, po përpiqet të zërë vendin e presidentit Sezer, një laik i vendosur, mandati i të cilit mbaron së shpejti.

Laikët shqetësohen se zgjedhja e zotit Gul në postin e presidentit, krahas zotit Erdogan si kryeministër, do të dobësonte ndarjen e fesë nga shteti.

Parlamenti i Turqisë pritet të fillojë të hënën një seri votimesh për president. //iç

XS
SM
MD
LG