Lidhje

Partia Socialiste dënon deklaratat e bëra për ndarjen e Kosovës


Në Shqipëri, Partia Socialiste forca kryesore e opozitës dënoi deklarat e bëra për një ndarje të mundshme të Kosovës. Sekretarja për marrëdhëniet me Jashtë në këtë parti Arta Dade deklaroi se një opsion i tillë është i papranueshëm.

Sipas zonjës Dade qëndrimi i Partisë Socialiste në mbështetje të faktorit ndërkombëtar e të faktorit kosovar, mbetet i palëkundur nga opsionet që ka ofruar Grupi i Kontaktit, si e vetmja bazë edhe për negociatorët e fundit, që po përpiqen, sipas saj, t'i sjellin në një emërues të përbashkët palën serbe dhe atë kosovare.

Partia Socialiste shtoi më tej zonja Dade mbështet paketën Ahtisari si i vetmi opsion që do ta çojë Kosovën drejt zgjidhjes përfundimtare të statusit. Pak ditë më parë edhe Kryeministri Sali Berisha duke reaguar për këtë çështje e ka quajtur mundësinë e ndarjes së Kosovës si një kërcënim për paqen e stabilitetin jo vetëm të Kosovës.

Ndarjet e reja në Ballkan me motivin e shteteve etnikisht të pastra, kishte saktësuar zoti Berisha, do të hapnin spiralen e një serie krizash dhe konfliktesh të rrezikshme. //rd//

XS
SM
MD
LG