Lidhje

25 vjetori i prodhimit të CD-së së parë


Më 17 gusht të vitit 1982 një fabrikë në afërsi të Hanoverit në Gjermani filloi prodhimin e CD-ve. Një mrekulli inxhinierike e asaj kohe sot mbush 25 vjet nga dalja për herë të parë në linjën e prodhimit.

Një bashkëpunim i shkëlqyer mes kompanive Philips dhe Sony do të realizonte regjistrimet e zërit të kualitetit më të lartë deri më sot. Philipsi prodhoi CD-të me teknologjinë lazer ndërsa SONY kontriboi me kodet dixhitale që lejojnë dëgjimin e këndëshëm dhe pa gabime të CD-ve. Por me një moshë 25 vjeçare, CD-të duket se nuk do të kenë një të ardhme të sigurtë falë Ipodit dhe MP3 Players. CD-ja e parë mban një regjistrim të Shtrausit...Simfoninë Alpine.

Avancimi nga shiriti në formatin dixhital të regjistrimit përmirësoi edhe cilësitë e regjistrimeve. Projekti që krijoi regjistrimet dixhitale ishte ndër më ambiciozët që do të ndërmerrte industria pasi çipi që do të përdorej në CD-players....ishte më i avancuari i kohës që futej në mjetet e konsumit. Arritja ishte aq perfekte saqë teknologjia mund të kishte një jetëgjatësi kaq të madhe...pasi cilësia e zërit të regjistruar do të ishte e njëjtë edhe 10 apo 100 vjet pas regjistrimit në CD. Aparati i parë që luante CD u shit nga SONY në Japoni me 1 tetor 1982 dhe kishte një CD me këngë nga Billy Joel. //rd//

XS
SM
MD
LG