Lidhje

Udhëheqësit e serbëve të Bosnjes të indinjuar nga sugjerimi i ambasadorit gjerman për bashkimin e Bosnjes


Udhëheqja e serbëve të Bosnjës reagoi e indinjuar ndaj një deklarate të Ambasadorit gjerman në Bosnje-Hercegovinë se republikat që e përbëjnë atë duhet të bashkohen.

Kryeministri i Republikës së Serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha sot se komentet e Ambasadorit Michael Schmunk janë një ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të një vendi. Schmunck i tha dje në një intervistë gazetës kroate se objektivi më i rëndësishëm i reformës kushtetuese duhet ta bëjë Bosnjë Hercegovinën një shtet të bashkuar me të cilin të identifikohen të gjithë qytetarët. Bosnja është e përbërë nga tre grupe etnike Serbë, Kroatë dhe Myslimanë.

Marrëveshja e paqes e vitit 1995 e ndau vendin në dy entitete: Republikën Serbe të Bosnjës dhe Federatën Myslimano-Kroate. //rd//

XS
SM
MD
LG