Lidhje

Regjisori suedez Bergman varroset në ishullin e tij të lindjes


Regjisori suedez Ingmar Bergman u varros sot në ishullin e tij të lindjes në Detin Balltik.

Familjarët dhe miqtë e tij të afërt, mes së cilëve edhe aktoret Live Ullman dhe Bibi Anderson, morën pjesë në funeralin që u mbajt në ishullin Faro.

Bergman është autor i mbi 50 filmave dhe konsiderohet një nga regjisorët më me ndikim të shekullit 20. Filmat e tij mes së cilëve “Luleshtrydhet e egra”, “Qarje dhe psherëtima” dhe “Skena nga një martesë” analizonin marrëdhëniet njerëzore, vdekjen dhe marrëzinë dhe ishin të mbushur me melankoli, zemërim dhe humor. Bergman vdiq më 30 korrik në moshën 89 vjeçare.//kk//

XS
SM
MD
LG