Lidhje

Një fabrikë mobiljesh në Nju Jork - variant në miniaturë i OKB-së

  • Kane Farabaugh

Një fabrikë mobiljesh në Nju Jork - variant në miniaturë i OKB-së. Në fabrikë, emigrantë nga vende të ndryshme kanë pak kufij politikë e kulturorë mes njëri-tjetrit Konflikti në Ballkan, trazirat në Sudan dhe shtypja e vazhdueshme në Birmani janë vetëm disa nga faktorët që i kanë detyruar shumë veta të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të vendosen në shtetin verilindor të Nju Jorkut. Por barrierat kulturore dhe gjuhësore e bëjnë gjetjen e një vendi pune të vështirë për disa. Në vazhdim ju njohim me rolin që po luan një fabrikë mobiljesh në përkrahje të komunitetit të refugjatëve, duke punësuar një forcë punëtore që disa e quajnë varianti në miniaturë i Kombeve të Bashkuara.

Kur Mehudin Krdzic ishte djalë i ri në Bosnje, ai thotë se forcat serbe e zhvendosën familjen e tij nga ferma në qytetin e Srebrenicës. Ai e kujton atë që ka parë me tmerr. "Mijëra vetë u vranë. Trupat ishin të shtrirë në rrugë mbi njëri-tjetrin. Ishte masakër. E pashë me sytë e mi."

Mjerimin Marka Boso e kishte parë në filma para se ai të pllakoste fshatin e tij në jug të Sudanit. Ndërsa shpërtheu konflikti rreth tyre, Bosso dhe familja e tij u larguan në Egjypt.

Lai Nguyn është djali i një ish-veterani amerikan të Luftës së Vietnamit që krijoi lidhje me një grua vietnameze. Nguyn nuk e ka takuar anjëherë babanë e tij dhe provoi vite të izolimit dhe injorimit në Vietnam. "Ndjehemi si të humbur. Kështu ndjehem – sikur nuk është vend për mua."

Megjithëse të tmerrshme, historitë e tyre të fëmijërisë nuk janë të pashembullta për punëtorët në fabrikën Stickley të Mobiljeve në Syracuse të Nju Jorkut. Në mes të një fuqie punëtore prej më shumë se një mijë vetësh, disa qindra janë imigrantë. Të gjithë punojnë për Aminy Audi që ka në pronësi kompaninë me bashkëshortin e saj. Me origjinë nga Libani, ajo la çdo gjë atje kur vendi hyri në luftë civile në vitet 1970. Humbi të vëllanë në ato luftime. "Pjesë e përvojës sime njerëzore është ta shoh botën si një vend të vogël ku shpresoj të gjithë njerëzit të mund të bashkëjetojnë dhe të ketë mundësi të barabarta për të gjithë."

Kjo pjesë e shtetit të Nju Jorkut midis qyteteve Utica dhe Syracuse është shtëpi për dhjetra mijëra refugjatë nga e gjithë bota. Ajo është një zonë mikëpritëse dhe tërheqëse për refugjatë si Krdzic që kërkonte një vend të qetë për të jetuar, larg nga konflikti prej të cilit shpëtoi.

Sticley është një nga punëdhënësit e refugjatëve që kërkojnë punë në zonë. Është një biznes që ka mundur t’i rezistojë rënies ekonomike të krijuar nga humbja e indistrisë së prodhimit në zonë. Sticley ia atribuon mbijetesën pjesërisht forcës së saj punëtore. "Ne filluam të bashkëpunonim me programin për vendosjen e refugjatëve dhe si rezultat kemi shumë njerëz që përfaqësojnë 36 kombësi këtu që janë të kënaqur me mundësinë që u është dhënë. Janë njerëz shumë punëtorë, shumë të dedikuar dhe shumë prej tyre kanë qënë me ne për disa vite."

Ka pak kufij politikë apo kulturorë në fabrikë. Serbët punojnë krah për krah me boshnjakët, ashtu si etiopianët me somalezët, vietnamezët me kinezët. "Duhet të kujtojmë se këta njerëz, refugjatët kanë kaluar shumë vështirë në jetën e tyre. Ata kanë lënë vendin e tyre, janë shkatërruar nga lufta. Kështu që nëse krijojmë një mjedis që u jep atyre një mundësi tjetër, ata e gjejnë vetë rrugën e tyre. Punojnë shumë dhe ne i paguajmë për atë që bëjnë."

Disa nga punëtoret mendojnë se mundësia për të punuar këtu ka sjellë më shumë sesa një ndryshim në jetën e tyre – ajo i ka fuqizuar ata. Kur Stickley hapi një fabrikë në Vietnam disa vjet më parë, Nguyn ishte në gjendje të kthehej në vendin e saj këtë herë në moshë të pjekur dhe si amerikane. "Më dhanë shansin në shkoja në Vietnam, në vendin tim. Jam shumë krenar për këtë. Kur shkoj aty ndjehem shumë i lumtur. Njerëzit më respektojnë, thote vietnamezi Lai Nguyen.

Për Mark Bosson, Syracuse është tani vendi i tij dhe Stickley është një punë të cilët do të dojë ta ketë për tërë jetën. "Ishte puna ime e parë dhe duket se do të jetë e fundit," thote ai. //ii

XS
SM
MD
LG