Lidhje

Astronautët e anijes Endeavour bëjnë një ecje tjetër në hapësirë


Astronautët në anijen amerikane Endeavour po bëjnë një ecje në hapësirë për të instaluar pajisje të reja në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Kjo është ecja e katërt dhe e fundit në hapësirë e misionit të anijes Endeavour.

Pas kësaj ecjeje ekuipazhi do të përgatitet për një kthim të parakohshëm të anijes për në tokë. Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka planifikuar kthimin e anijes në tokë më herët nga sa ishte parashikuar, për t’ju shmangur pasojave që mund të sjellë uragani Dean në bazën e NASA-s në Huston të Teksasit.

Parashikuesit amerikanë të motit thonë se uragani Dean i cili tani po lëviz në Karaibe mund të arrijë brigjet e Gjirit të Meksikës në ditët e ardhshme. Nëse uragani do të drejtohet për në Huston, NASA do të detyrohet të ndryshojë planet dhe ta ulë anijen Endevër në qendrën e hapësirës Kennedy në Florida.//ii

XS
SM
MD
LG