Lidhje

Presidenti Bush: Përparimi i Irakut në nivel lokal është inkurajues


Presidenti Bush thotë se amerikanët mund të inkurajohen nga përparimi i Irakut në nivel lokal, megjithëse parlamenti nuk ka arritur të miratojë ligje për ndarjen e të ardhurave nga nafta dhe për ripajtimin.

Presidenti Bush tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se provinca e Anbarit në Irakun perëndimor ka bërë përpjekje të mëdha për të eliminuar terroristët dhe për vendosjen e shtetit ligjor. Ai tha se edhe provincat e tjera po bëjnë përparime.

Zoti Bush tha se ishte për të ardhur keq që përparimi në shkallë kombëtare nuk përputhet me ritmin e përmirësimeve në nivel lokal. Por ai tha se parlamenti i vendit ka bërë disa përparime dhe shtoi se do të vijë një kohë kur politika kombëtare do të reflektojë realitetin në terren.

Në muajin shtator, Presidentit Bush do t’i dorëzohet një raport mbi përparimin e ushtrisë amerikane në Irak.

SHTATE TE VRARE NGA SULMI ME MORTAJE NE BAGDAT

Zyrtarë irakianë thanë se 7 persona u vranë në një sulm me mortajë në veri të Bagdatit.

Autoritetet thanë se mortaja ra në një treg pranë shtëpive të banimit në qytetin Kalis. Zyrtarët thanë gjithashtu se një ndër të vrarët ishte një foshnje ndërkaq të paktën 18 përsona të tjerë u plagosën.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane në Irak thotë se forcat e koalicionit kanë vrarë dy terroristë gjatë një operacioni i cili kishte si objektiv udhëheqës të Al Kaidës në Irak dhe një rrjet sulmuesish me bomba. Ushtria bën të ditur se edhe 16 të dyshuar terroristë u kapën gjatë bastisjeve në veri dhe në pjesën qendrore të Irakut.

Në qytetin verior të Kirkukut policia irakiane tha se nga shpërthimi i një bombe mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën 34 të tjerë.

Gjatë kësaj jave që kaloi, nga disa sulme me makina bombë në veri të Irakut u shkatërruan disa shtëpi të dy lagjeve kurde në kufi me Sirinë me një bilanc të vrarësh prej 400 vetësh. Sulmet e së martes kishin si objektiv sektin pakicë Yazdi.//ii

XS
SM
MD
LG