Lidhje

Afganistan: Rrëmbehet një punonjëse ndihmash gjermane


Autoritetet afgane thanë se persona të armatosur kanë rrëmbyer një punonjëse gjermane ndihmash, ndërkohë që policia në jug të Afganistanit është në kërkim të katër inxhinierëve afganë të rrëmbyer ekstremistët.

Dje, personat e armatosur iu afruan punonjëses së ndihmave brenda një restoranti, duke e shtyrë atë me forcë drejt një makine, që po priste dhe që u largua me shpejtësi. Gruaja gjermane ishte një punonjëse e grupit ndërkombëtar ORA, një organizatë e vogël kristiane ndihmash dhe zhvillimi, që ka projekte në rreth 30 vende të botës. Ekstremistët i rrëmbyen 4 inxhinierët të premten nga vendi ku po ndërtohet një ure në provincën e Kandaharit.

Në një zhvillim tjetër, ekstremistët e Talebanit që janë duke mbajtur peng 19 koreano-jugorët që nga muaji i kaluar, thanë se bisedimet nuk patën rezultat dhe se këshilli drejtues i kryengritësve do të vendosë mbi fatin e pengjeve. Talebanët rrëmbyen 23 koreanët në 19 korrik. Dy pengje femra u liruan javën e kaluar, por dy meshkuj nga i njëjti grup u ekzekutuan në fund të muajit të kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG