Lidhje

Peru: Qeveria dërgon trupa shtesë në zonat e goditura nga tërmeti


Qeveria e Perusë dërgoi trupa të tjera shtesë në zonat e goditura nga tërmeti i javës së kaluar për të ndihmuar në vënien e rregullit dhe shpërndarjen e ndihmave.

Zyrtarë ushtarakë thonë se trupat u dislokuan për shkak të njoftimeve që dërgesat e ndihmave po grabiteshin dhe po rriteshin tensionet mes të mbijetuarve të zhvendosur.

Disa grupe ndërkombëtare ndihmash kanë dërguar ekipe në zonat e prekura gjithashtu.

Papa Benedikti tha se do të dërgojë ndihmësin e tij kryesor, sekretarin e shtetit Tarcisio Bertone, në Peru për të treguar solidaritet me viktimat e tërmetit.

Tërmeti i fuqishëm goditi të mërkurën e kaluar duke lënë 510 veta të vrarë dhe duke plagosur 1500 të tjerë. Shkatërrimet ndodhën kryesisht në qytetet jugore të Pisco-s dhe Ica-s.//kk//

XS
SM
MD
LG