Lidhje

Një gjeneral amerikan thotë se trupat iraniane veprojnë në Irak


Një gjeneral i ushtrisë amerikane tha se trupat elitë të Iranit po veprojnë në qendër të Irakut dhe po pregatisin militantë Shiitë që të godasin forcat irakiane dhe amerikane. Gjeneral majori Rick Lynch tha sot se sipas raporteve të shërbimeve sekrete, rreth 50 anëtarë të trupave të Gardës Revolucionare iraniane janë përqëndruar në kufi për të stërvitur militantët në përdorimin e mortajave dhe raketave.

Por një zëdhënës i minisitrisë së jashtme iraniane nuk i pranoi akuzat. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë akuzuar Gardën Revolucionare se stërvit militantë në Iran dhe prodhon materiale shpërthyese që përdoren kundër trupave amerikane. Në incidentet e tjera të dhunës në Irak, një sulm me mortaja la sot 12 të vrarë në një lagje Shiite të Bagdatit lindor.

KUSHNER NE IRAK

Nderkohe, ministri i jashtëm francez Bernard Kushner arriti në Bagdat, hera e parë që një ministër francez viziton kryeqytetin irakian që nga fillimi i luftës. Ministria e jashtëme franceze thotë se zoti Kushner do të sjellë një mesazh solidariteti nga Franca për popullin irakian dhe do të bisedojë me përfaqësues të të gjitha komuniteteve irakiane.

Vizita vjen një javë pasi presidenti francez Nikolas Sarkozy diskutoi mbi gjendjen në Irak me presidentin Bush. Paraardhësi i zotit Sarkozy, Jacque Chirac, ishte kundërshtar i fortë i ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak në vitin 2003.

Zoti Sarkozy tha pas zgjedhjes së tij në muajin maj se ai dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Uashingtonin, të cilat u tendosën nga lufta në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG