Lidhje

Uragani Dean drejt Meksikës


Uragani Dean po fuqizohet ndërsa i drejtohet gadishullit Jukatan të Meksikës pasi shkaktoi dëme të mëdha në Xhamajkë.

Shërbimi metereologjik amerikan tha se sot uragani mund të arrijë fuqinë maksimale me shpejtësi erërash prej mbi 240 kilometra në orë. Stuhia e fuqishme goditi dje Xhamajkën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, një gazetar në Kingston të Xhamajkës tha se ishulli është pa energji elektrike, çatitë e shtëpive janë shkatërruar dhe disa zona janë pa ujë. Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se Xhamajka ka të ngjarë të anulojë sot një paralajmërim për uraganin kur zyrtarët të jenë në gjendje të vlerësojnë dëmet. Uragani ka shkaktuar vdekjen e tetë njerëzve në Karaibe. //rd//

XS
SM
MD
LG