Lidhje

Aeroplanmbajtësja ruse rifillon stërvitjen e avionëve bombardues


Media ruse njofton se marina e vendit ka rifilluar fluturimet e avionëve bombardues nga e vetmja aeroplanmbajtëse aktive e Rusisë.

Sipas lajmeve, 25 pilotë të Flotës Veriore janë duke u stërvitur në bordin e aeroplanmbajtëses “Admirali Kuznecov” në Detin Barenc që nga mesi i muajit korrik. Ata thonë se stërvitjet pritet të zgjatin gjatë gjithë këtij viti.

Presidenti Vladimir Putin njoftoi javën e kaluar se Rusia po rifillonte manovrat e ngjashme me ato të periudhës sovjetike, duke dërguar aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi për misione patrullimi pranë hapësirës ajrore të NATO-s.

Sot, agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se njësitë e Forcave Ajrore kanë përfunduar fluturimet stërvitore mbi Oqeanet Atlantik dhe Paqësor, si dhe mbi Detin Arktik dhe Detin e Zi. Zoti Putin deklaroi në muajin qershor se do të shtonte aftësisë ushtarake dhe të zbulimit të Rusisë, në përgjigje të planeve të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropën Qendore. Zoti Putin ka tërhequr Rusinë nga një traktat evropian të rëndësishëm për kontrollin e armëve. //rd//

XS
SM
MD
LG