Lidhje

Një avion i linjës China Airlines merr flakë në Okinava


Një avion i linjës ajrore China Airlines të Tajvanit mori sot flakë, pasi zbriti në ishullin e Okinavës, në Japoni. Zyrtarët e aeroportit thanë se të gjithë personat në bord, 157 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit, prej 8 vetësh, mundën të shpëtojnë. Zyrtarët thanë se të paktën një person ishte plagosur.

Shtëllunga tymi të zi dhe flakë të kuqërremta shpërthyen nga rezervuari i karburantit të avionit të linjës China Airlines, i cili sapo kishte mbërritur në aeroportin japonez nga Taipei. Menjëherë, flakët u shuan nga ekipet e zjarrfikësve.

Zyrtarët thanë se zjarri filloi në motorrin poshtë krahut të mjatë të avionit Boing 737. Autoritetet japoneze po përpiqen të gjejnë shkakun e shpërthimit të zjarrit në avion, por përjashtuan mundësinë e një sulmi terrorist.//lk

XS
SM
MD
LG