Lidhje

Edicioni i pestë i Kupës Botërore të Tangos në Buenos Ajres


Këto ditë në Buenos Aires u hap edicioni i pestë i Kupës së Botës për Tangon.

479 çifte nga 154 qytete të botës po konkurrojnë në dy kategori - në stilin tradicional të quajtur "Tango Sallon" dhe në stilin tjetër "Tango Esenario" ku lëvizjet janë më spektakolare dhe që njihet më tepër në botë. Konkurimi do të përfundojë të shtunën më 25 gusht për kategorinë e Sallonit dhe një ditë më pas për kategorinë "Esenario".

Kërcimtarja japoneze Shizuko Kamamoto dhe argjentinasi Matias Bianki kanë vallëzuar së bashku në finalet e vitit të kaluar për Tangon Sallon dhe shpresojnë që sivjet të paraqiten më mirë. Ndërsa Edis Villa Martinez nga Kolumbia thotë se është habitur nga numri i madh i njerëzve që marrin pjesë në këtë kampionat. Villa Martinez merr pjesë në kategorinë "Tango Sallon" me partnerin Daniel Martinez. Vendet që përfaqësohen këtë vit përfshijnë Japoninë, Kolumbinë, Greqinë, Italinë, Zelandën e Re, Australinë, Argjentinën, Serbinë dhe Brazilin.

Çiftet që fitojnë do të ndajnë shumën prej 2,200 dollarësh, që në fakt është një çmim simbolik. Por shumë nga kërcimtarët thonë se paraja ka fare pak rëndësi krahasuar me marrjen e çmimit në vendin që njihet si djepi i tangos. //rd//

XS
SM
MD
LG