Lidhje

Policia në kërkim të shtatë të arratisurve nga burgu i Dubravës në Kosovë


Në Kosovë, paqeruajtësit e NATO-s dhe policia ndërkombëtare është vënë në kërkim të 7 personave që janë arratisur të shtunën nga burgu i sigurisë së lartë së Dubravës në pjesën perëndimore të saj.

Në burg pati shkëmbime zjarri gjatë një manovre, kur disa nga të burgosurit arritën të shtien në dorë armë zjarri të futura aty fshehurazi. Autoritetet kanë arrestuar katër vetë nga personeli i burgut të dyshuar se kanë patur rol në arratisjen e së shtunës. Zyrtarët thanë se të arratisurit ndodheshin në burg për krime të tilla si terrorizëm, vrasje dhe grabitje. //rd//

XS
SM
MD
LG