Lidhje

Fillon në Kanada takimi i vendeve të Amerikës Veriore


Në Kanada filloi dje një takim i udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Kandasë dhe Meksikës. Forcat policore që kishin rrethuar pikën e pushimit në Kanada, përdorën gazin lotsjellës për të vënë nën kontroll protestuesit, që kishin dalë për të demonstruar kundër takimt.

Dje Presidenti Bush filloi vizitën e tij dy-ditore në Montebello të Kebekut, për në diskutuar me Kryemnistrin kanadez Stefën Harper dhe Presidentin meksikan Felipe Kalderon, mbi mënyrat për t’i dhënë një nxitje tregtisë dhe për forcimin e sigurisë. Takimet zhvillohen në kuadrin e “Partneritetit për Sigurinë dhe Begatinë”, një nismë e ndërmarrë nga të tre vendet në vitin 2005.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se në bisedime do të ritheksohet përkushtimi i të tre udhëheqësve ndaj një kontinenti të sigurtë dhe të begatë.

Të paktën dy mijë demonstrues ishin mbledhur para ndërtesës ku zhvillohej takimi, duke akuzuar se bisedimet e të tre udhëheqësve kanë mungesë transparence dhe kërcënojnë të minojnë të drejtat e njerëzve të thjeshtë.

Presidenti meksikan Kalderon tha mbrëmë se do të largohet nga Kanadaja më shpejt nga sa kishte në plan, me qëllim që të vëzhgojë nga afër masat mbrojtëse për uraganin Din. Zoti Kalderon tha se para se të niset për në atdhe, ai do t’i trajtojë të gjitha problemet e planifikuara për t’u diskutuar në takim.//lk

XS
SM
MD
LG