Lidhje

BE i vë afat Polonisë për mbylljen e tre kalatave në Gdanks


Kantjeri detar i Gdanskut në Poloni, vendlindja e lëvizjes Solidarnost, i paraqiti Bashkimit Evropian një plan për parandalimin e mbylljes së këtij kantjeri.

Komisioni Evropian i ka dhënë Polonisë afat deri sonte në mesnatë për të paraqitur një plan për uljen e kapacitetit përpunues të kantjerit detar, ose në rast të kundërt Varshava duhet t’i kthejë Bashkimit Evropian miliona dollarë që Brukseli kishte dhënë si subvencione për të parandaluar këtë kantjer nga falimentimi.

Komisioni Evropian ka kërkuar mbylljen e dy prej tre skelave të portit të Gdanskut, ndërkohë që agjencia polake e lajmeve thotë se plani polak i paraqitur mbrëmë vonë kërkon mbylljen e një prej tre skelave. Kantjeri i Gdanskut aktualisht punëson rreth 3 mijë vetë.

Sot në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian i tha agjencisë franceze të lajmeve se propozimi polak po shqyrtohet nga departamenti i BE-së që merret me çështje të konkurencës, por nuk dha hollësi të tjera. //iç

XS
SM
MD
LG