Lidhje

Ryan Seakrest prezantues në ceremoninë e çmimeve Emi


Drejtuesi i emisionit American Idol, Ryan Seacrest, do të drejtojë së shpejti edhe ceremoninë e çmimeve Emmy muajin e ardhshëm. Pamja e Seacrest pritet të jetë një magnet për të tërhequr shikues, veçanërisht të rinjtë në shfaqen e ceremonisë që ndo të shfaqet nga televizioni Fox.

Ceremonia e 59 e çmimeve Emmy do të zhvillohet më 16 shtator. Drejtuesi i Emmyt vitin e kaluar ishte Conan O’Brien i cili tërhoqi 16 presje 1 milion shikues, numri më i ulët që nga viti 1991. Shfaqja zhvillohet zakonisht në gusht dhe ajo transmetohet me rotacion midis katër rrjeteve më të mëdha televizive amerikane.

Seriali the Sopranos i rrjetit HBO që përfundoi ka 15 kandidatura ndërsa filmi televiziv Bury My Heart at Wounded Knee ka 17 të tilla. Në kategoritë e serialeve komike kryesojnë 30 Rock dhe Ugly Betty me 11 kandidatura. //iç

XS
SM
MD
LG